×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksidenti tragjik në Badovc, Kurti apelon për kujdes në komunikacion

    Insajderi
    06 October 2024 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Badoc.

    Ai e përshkroi ngjarjen si një humbje të madhe dhe kërkoi nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

    “Vdekje tragjike e tre të rinjve mbrëmë rreth mesnatës. Ngushëllime të sinqerta familjeve, shokëve dhe shoqeve të tyre. Në këtë kohë të rëndë ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me ta. I lus qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe të dekurajojnë të gjithë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo afirmojnë vozitjen tepër të shpejtë”, theksoi Kurti në një postim në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark