×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksidenti tragjik në Bullgari, studentët shqiptarë në SHBA krijojnë fondacion për familjet e prekura

    Insajderi
    24 November 2021 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një fondacion është krijuar për familjet shqiptare të prekura nga aksidenti në Bullgari.

    Ky fondacion është ngritur nga disa studentë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo fushatë është organizuar nga studentët Bergite Musaj, Dea Dodi dhe Besart Çopa, të cilët aktualisht studiojnë në Universitetin Georgetoën në Washington DC.

    Vetëm në momentet e para pas fillimit të këtij fondacioni janë mbledhur më shumë se 540 dollarë amerikanë dhe shuma po rritet nga momenti në moment.

    “Ju lutemi dhuroni aq sa mundeni. Çdo donacion bën ndryshim”, bëhet thirrje në këtë fushatë.

    Zyrtarisht, nga aksidenti në Bullgari kanë vdekur 45 persona si rezultat i zjarrit që kaploi autobusin. Shtatë udhëtarë të tjerë kanë arritur të dalin nga autobusi që mori flakë.

    Shumica e viktimave kanë qenë shqiptarë me prejardhje nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark