×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksidenti tragjik në Ozdrim të Pejës, familja Shala i zgjatë dorën e pajtimit familjes Elshani

    Insajderi
    18 September 2023 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është bërë varrimi i dy këmbësorëve që u goditën për vdekje të shtunën mbrëma në Ozdrim të Pejës, Fadil dhe Avni Shala.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë i pranishëm në varrim nga ku ka njoftuar zgjatjen e dorës së pajtimit mes dy familjeve fqinje ngase shoferi që shkaktoi aksidentin ishte i familjes Elshani.

    Haradinaj e ka quajtur aktin e pajtim si të ndershëm e burrëror.

    Mbrëmjen e së shtunës një veturë goditi për vdekje dy këmbësorët, ndërsa personi i tretë ka arritur të shpëtojë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy këmbësorërve, derisa i treti po mjekohej në Spitalin e Pejës.

    “Sonte rreth orës 21:30 policia është informuar për një aksident në fshatin Ozdrim të Pejës. Në këtë aksident ka qenë e involvuar një veturë dhe tre këmbësorë, ku si pasojë e këtij aksidenti dy nga këmbësorët kanë vdekur, vdekjen e së cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe këmbësori i tretë është dërguar në spitalin e Pejës”, kishte deklaruar Rugova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark