×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksidentohet traktori me një veturë në Zveqan, lëndohen pesë persona

    Insajderi
    04 April 2024 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur dje mes një veture dhe një traktori në fshatin Sopanicë të Zveqanit.

    Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona.

    Ata pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës janë liruar.

    “Fsh.Sopanicë,Zveqan 03.04.2024-19:50. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar  dhe një traktori që drejtohej nga viktima mashkull kosovar. Si pasojë, pesë persona, dy meshkuj dhe tre femra , të gjithë kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor në Spitalin e Mitrovicës janë liruar”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark