×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion i Doganës në Veri, parandalohen katër raste të kontrabandës

    Insajderi
    05 February 2024 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njësitë e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë parandaluar katër raste të tentim kontrabandës në afërsi të Zubin Potokut.

    Janë sekuestruar 30 pako birra, majonez 7 pako, 580 litra alkool me origjinë nga Serbia, poashtu pije joalkoolike po me origjinë nga Serbia, si dhe një automjet me targa të huaja, i pazhdoganuar.

    Njoftimi i plotë:

    Dogana parandalon katër raste të tentim kontrabandës

    Mitrovicë, 5 shkurt 2024 Njësitë e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës, të mbështetura nga Policia e Kosovës, kanë organizuar ndalesa rrugore dhe kontrolle në lokacione të dyshimta në pjesën veriore respektivisht në afërsi të Zubin Potokut. Si rezultat i këtyre aktiviteteve të përbashkëta (3 dhe 4 shkurt) të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, është arritur zbulimi i katër rasteve me mallra të kontrabanduara, si dhe është sekuestruar malli si në vijim:

    • Birra 30 pako x 24 copë,

    • Majonez– 7 pako x 12 cope x 500ml,

    • 24 komplete x 4 bidone x 5 litra – 580 litra alkool të koncentruar (Origjina Serbi).

    • Pije joalkoolike– 150 komplete x 24 cope x 0.33 litra (Origjina Serbi)

    • Pije joalkoolike– 202 komplete x 24 cope x 250 ml

    • Automjet transportues IVECO me targa të huaja/i pazhdoganuar

    Ky veprim i përbashkët ka për qëllim zbatimin e ligjit dhe luftimin e kontrabandës në këtë pjesë. Aktivitetet e përbashkëta vazhdojnë dhe janë një shenjë e përkushtimit të vazhdueshëm të autoriteteve për sigurinë dhe ligjin në vend. Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të bashkëpunojnë në përforcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në territorin e vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark