×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion i madh i IPK’së – Ky është polici i arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm

    Insajderi
    19 September 2023 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka zhvilluar një operacioni në pesë lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.

    Gazeta Insajderi nga burimet e saja ka mësuar se janë arrestuar pesë persona.

    Një zyrtar policor dhe katër qytetarë.

    Po ashtu, sipas këtij burimi, polici i arrestuar është Safet Nura.

    Sipas IPK-së ka lëshuar edhe një njoftim për media ky thuhet se aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), i mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë është duke zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit. Operacioni po zhvillohet në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm. IPK do ju informoj gjatë ditës për ecurinë e operacionit dhe veprimet e ndërmarra në konsultim me prokurorin e rastit në zbatim të urdhëresës së gjykatës”, thuhet në njoftim.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark