×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksion në Leposaviq – dyshohet për mallra të kontrabanduara

    Insajderi
    26 December 2023 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dogana dhe Policia e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në Leposaviq, nën dyshimet për kontrabandë me mallra. Saktësisht po kontrollohet një depo, që ndodhet pranë rrethrrotullimit.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    “Sot në orët e paradites policia ka pranu informacion në lidhje me dyshimin se në një magazinë (depo) në Leposaviq mund të ketë mall të kontrabanduar. Policia ka shku aty dhe së bashku edhe me krimet ekonomike dhe Doganen janë duke e kry punën e tyre”, ka thënë ai.

    “Biznesi është i regjistruar por po shikohet për mall të kontrabanduar. Nuk ka të arrestuar”, shtoi Elshani.

    Një aksion i ngjashëm është kryer edhe dje në këtë komunë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark