×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksioni në Obiliq, policia jep detaje

    Insajderi
    18 October 2023 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia në Obiliq ka kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme me urdhër të prokurorit të shtetit.

    Sipas njoftimit, tre persona të dyshuar janë shoqëruar në Polici, ndërsa janë sekuestruar dy armë zjarri (njëra jofunksionale).

    Policia ka njoftuar se njëri nga të arrestuarit është dërguar në vuajtje të dënimit.

    “Dy nga personat e dyshuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që njëri nga ta është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi ka rezultuar se ndaj tij është aktive një urdhëresë e gjykatës”- thuhet në njoftim.

    Ndërsa është bërë e ditur se ndaj të dyshuarve është hapur rast për veprën – përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark