×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia arreston tre persona në Prishtinë – pamjet

    Insajderi
    11 November 2022 - 15:51

    Një person ka mbetur i lënduar pas therjes me thikë sot në orët e pasdites, në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, shkruan Insajderi

    Për rastin Policia ka arritur të arrestojë tre persona, kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 13 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

    Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje ku shihet momenti i arrestimit të njërit prej tyre.

    Më poshtë gjeni pamjet:

    @insajderitv Aksion si në filma – Policia arreston tre persona në Prishtinë #prishtina #police #insajderi ♬ original sound – Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark