×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksion te Këshilli Prokuorial, kërkohet shkarkimi i prokurorit Ruhan Salihu dhe kryeprokurorit Kujtim Munishi

    Insajderi
    14 September 2022 - 09:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mbajti mëngjesin e sotëm aksion simbolik para Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    Aktivistët kërkuan nga Këshilli Prokurorial të shkarkojë prokurorin Ruhan Salihu dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi. Po ashtu kërkuan heqjen e lëndës së dhunimit të 11-vjeçares nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kalimin tek Prokuroria Speciale e Kosovës për hetim të mëtejshëm.

    Anita Mjeku, aktiviste, tha se përmes këtij institucioni mirëmbahen neglizhentë dhe riprodhohen prokurorë e racistë që më pas shndërrohen në bashkëfajtorë të krimeve me baza gjinore.

    “Sot ne i shpallim Prokurorinë dhe KPK-në si zona krimi. Përmes këtij institucioni mbrapa mirëmbahen neglizhentë, seksistë dhe riprodhohen prokurorë e racistë që më pas shndërrohen edhe në bashkefajtorë të krimeve me bazë gjinore”, tha ajo.

    Ndërkaq ka shtuar se do të vazhdojnë të protestojnë deri në shkarkimin e prokurorit, Ruhan Salihiu dhe kryeprokurorit Kujtim Munishi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark