Aksioni anti-drogë në rajonin e Prishtinës, policia publikon fotot e drogës së sekuestruar në vlerë prej përreth 400 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni anti-drogë në rajonin e Prishtinës, policia publikon fotot e drogës së sekuestruar në vlerë prej përreth 400 mijë euro

    Insajderi
    22 April 2025 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ka realizuar me sukses një operacion policor kundër drogës në rajonin e Prishtinës.

    Operacioni u zhvillua më 22.04.2025 rreth orës 15:00, dhe pati si rezultat arrestimin e disa të dyshuarve për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, shkruan Insajderi.

    Në Prishtinë u arrestuan tre persona dhe u kap 2,6 kilogramë kokainë në vlerë prej përreth 200 mijë euro.

    Po ashtu, gjatë operacionit, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë tentuar të largohen me veturën e tyre. Gjatë kontrollit u është gjetur një armë dhe është konstatuar se automjeti i tyre ishte me dokumentacion të falsifikuar. Personat në fjalë nuk kanë ndërlidhje me rastin kryesor, andaj janë proceduar nga patrulla policore e Stacionit Jugu – Prishtinë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Policia tutje bën të ditur se operacioni është zgjeruar edhe në Fushë Kosovë, ku në banesën e njërit të dyshuar janë gjetur edhe 2,3 kilogramë kokainë në vlerë prej përreth 180 mijë euro.

    “Të gjithë të dyshuarve kryesor iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet janë duke vazhduar nga DHTN – Sektori Qendror në koordinim me organet e drejtësisë”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark