×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksioni i PDK-së para Ministrisë së Jashtme, Policia arreston dy persona

    Insajderi
    07 May 2021 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë aksionit të Rinisë Demokratike të Kosovës para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku u kërkua dorëheqja e ministres Donika Gërvalla-Schwartz, policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të kësaj partie.

    Aktivistë nga rinia e Partisë Demokratike e Kosovës kanë mbajur me vete fotografitë e personaliteteve që po akuzohen në Hagë.

    Lexo edhe:

    Përveç fotografive, aktivistët para ministrisë vendosën edhe një kuti ku shkruante “këtu deponohen dosjet e gjenocidit serb në Kosovë”.

    Aktivistët e PDK-së thanë se nëse ministrja Gërvalla nuk i merr përsipër detyrat e saja si kryediplomate, do të kërkohet vazhdimisht dorëheqja e saj

    .Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një qëndrim në lidhje me zhvillimet në këtë aksion ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar menjëherë lirimin e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark