×
  • Showbiz
  • Insajderi / Insajderi

    Aktakuza për 24 mijë euro shmangie tatimore, çfarë deklaronte Sinan Vllasaliu në gjykatë?

    Insajderi
    23 February 2023 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu do të përballet me akuzën se i është shmangur mbi 24 mijë euro tatim shtetit. Kjo pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së tij për hudhje të aktakuzës.

    Këngëtari Vllasaliu po akuzohet se ka dëmtuar shtetin 24 mijë e 270 euro e 98 centë duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015.

    Në vendimin e gjykatës thuhet se ka dyshim të bazuar se Vllasaliu ka kryer veprën penale siç përshkruhet në dispozitiv të aktakuzës.

    “Nga provat e propozuara në aktakuzës për veprën penale me të cilën akuzohet i pandehuri Sinan Vllasaliu paraqet dyshimin e bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi”, nga neni 313 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet tutje në vendim.

    Çfarë tha këngëtari para gjykatës?

    Sinan Vllasaliu me 18 nentor të vitit të kaluar kishte deklaruar para gjykatës se është i pafajshëm.

    Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja këngëtari i njohur kishte mohuar akuzat.

    “Jo, i pafajshëm”, ka thënë Vllasaliu.

    Edhe në seancën fillestare të mbajtur më 5 gusht 2022 i akuzuari Vllasaliu ishte deklaruar i pafajshëm.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet me veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

    Aktakuza thotë, se i pandehuri Vllasaliu në cilësi të këngëtarit dhe të pronarit të biznesit “N.P.T. “Tusido” me seli në Prishtinë në vazhdimësi për vitet fiskale 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015 që ndërlidhen me pagesën e tatimit, tarifave apo kontributeve tjera pranë Administratës Tatimore të Kosovës me qëllim të përfitimit të paligjshëm, i njëjti nuk ka deklaruar apo ka deklaruar pjesërisht qarkullimin real nga aktiviteti i tij ekonomik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark