×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë kundër Azemit dhe Manxhukës së VV-së për nxitje të urrejtjes ndaj prokurorit dhe gjyqtarit

    Insajderi
    08 November 2023 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë kundër Egzon Azemit dhe Arlind Manxhukës, dy eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për nxitje të urrejtes dhe mosdurimit ndaj prokurorit Afrim Shefkiu dhe gjyqtarit Mentor Bajraktari.

    Aktakuza është dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, bëri të ditur prokuroria në një komunikatë për media.

    Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve A.M dhe E.A është ngritur për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

    “Gjithashtu, të pandehurit AM dhe E.A. duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social ‘’Facebook’’, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mos durim ndaj të dëmtuarve, prokurorit A.Sh dhe gjyqtarit M.B, lidhur me një vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit D.P”, tha Prokuroria Speciale.

    Ndërkaq, aktakuzë për kanosje kundër gjyqtarit Bajraktari dhe prokurorit Shefkiu është ngritur ndaj dy personave tjerë me inicialet Q.E. dhe E.Z..

    Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark