×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj gruas e burrit që sulmuan dy gazetaret

    Insajderi
    05 April 2024 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë me propozim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës M.B, e cila sulmoi dy gazetaret e lajmi.net. Aktakuza është ngritur në drejtim të veprave “Kanosja” dhe “Sulmi”.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

    Ulaj ka bërë me dije se në aktakuzë është përfshirë edhe burri që shihej në video, i cili ngarkohet me veprën penale “Sulmi”.

    “Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka ngritur aktakuzë me propozim për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës M.B., në drejtim të veprave penale “Kanosja” dhe “Sulmi”, sipas KPRK-së. Gjithashtu, ju njoftojmë se në këtë aktakuzë është i përfshirë i pandehuri A.L., i cili ngarkohet me veprën penale “Sulmi”, sipas KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark