×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aktivisti i PSD’së për Gazmend Halilajn: Mbeturinë që torturon me shpifje

    Insajderi
    10 April 2023 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bardh Ahmeti aktivist i PSD-së, e ka quajtur avokatin Gazmend Halilaj mbeturinë. Ky reagim i tij vjen pasi Halilaj tha sot se ish’krerët e UÇK’së në Hagë janë organizatë e përbashkët kriminale.

    Ahmeti ka rikujtuar përfshirjen avokatit Halilaj në dhunimin e të miturës nga Drenasi.

    Avokati qe është denu për dhunim te vajzës se mitur në Drenas, ne studio televizive për “krimet e UÇK-së”. Kaq për kredibilitetin e këtyre mbeturinave që po i torturojnë qytetarët me shpifje“, shkroi ai në “Facebook”.

    Vetë avokati Halilaj ishte i akuzuar për përfshirje në rastin e dhunimit të miturës nga Drenasi.

    Fillimisht Avokati Halilaj kishte zbuluar rastin e dhunimit të 16-vjeçares nga profesori i shkollës dhe hetuesi i rastit e cila u detyrua pastaj të abortonte nga një mjek i cili u pagua nga abuzuesit. Pas tre vjete të zbulimit të këtij rasti, ai ishte dënuar nga Gjykata për keqpërdorim seksual.

    Gazmend Halilaj, në vitin 2021 është shpallur fajtor për veprën penale – keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark