×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Avokati që i quajti ish’krerët e UÇK’së organizatë kriminale- i përfshirë në rastin dhunimit të miturës në Drenas

    Insajderi
    10 April 2023 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati Gazmend Halilaj sot i ka quajtur ish’krerët e UÇK’së në Hagë organizatë e përbashkët kriminale.

    Ai tha se është gënjeshtër e madhe se ata po gjykohen për Kosovën.

    Tentativa për me bind popullin e shkret se këta janë duke u gjykuar për neve që dënohen këta dënohet lufta, duhet me u shpall gënjeshtra e shekullit, këta kanë vepru si ndërmarrje e përbashkët kriminale“, tha avokati.

    Vetë avokati Halilaj ishte i akuzuar për përfshirje në rastin e dhunimit të miturës nga Drenasi.

    Fillimisht Avokati Halilaj kishte zbuluar rastin e dhunimit të 16-vjeçares nga profesori i shkollës dhe hetuesi i rastit e cila u detyrua pastaj të abortonte nga një mjek i cili u pagua nga abuzuesit. Pas tre vjete të zbulimit të këtij rasti, ai ishte dënuar nga Gjykata për keqpërdorim seksual.

    Gazmend Halilaj, në vitin 2021 është shpallur fajtor për veprën penale – keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark