×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Aktivistja rrëfen mbi krimet e Oliver Ivanoviq në Kosovë

    Insajderi
    17 January 2023 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivistja e të drejtave të njeriut, Nexhmije Kllokoqi, vite më parë ka rrëfyer disa nga krimet e Oliver Ivanoviq mbi shqiptarët në Kosovë.

    Kllokoqi atëherë reportere e luftës, ka treguar video autentike se si Ivanoviq nuk e ka lejuar pas çlirimit të kalojë në pjesën veriore për te takuar familjen e saj.

    Ajo tutje ka treguar se Ivanoviq ka qenë themelues i “Rojeve të Urës. Kllokoqi ka thënë se ata i kishin ndalur vetëm pse ishin shqiptar.

    Pasi mua më kishin humbur të gjitha lidhjet me familjarët e mi dhe unë doja të kthehesha në shtëpi me 16 qershor të vitit 1999. Pasi kam kaluar Urën e Ibrit për të hyrë në Veri të Mitrovicës jemi ndaluar nga Oliver Ivanoviq dhe disa persona të tjerë dhe nuk jemi lejuar të vazhdojmë më tutje. Unë nuk e kisha imagjinu se pas çlirimit nuk mundemi me shku në shtëpitë tona, kjo ishte diçka për mua shumë abstrakte dhe e pashpjegueshme”, ka deklaruar ajo.

    Me tej, Kllokoqi ka bërë me dije se me xhirimet që ua kanë dhënë EULEX-it është bërë arrestimi i Ivanoviqit.

    Ka pasë shumë tentativa për arrestimin e Oliver Ivanoviq, mirëpo nuk kishte askush ndonjë dëshmi dhe argument. Një ditë me thirr një person në telefon dhe më thotë kam dëgju se e ke një xhirim, a mundet të takohemi dhe kete xhirim ta dorëzojmë në Eulex. Jemi taku e kemi shkëput pjesën prej xhirimeve të mija dhe në bazë të këtij xhirimi pas dy ditësh është arrestuar Oliver Ivanoviq”, tha Kllokoqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark