×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aktivizohen obortarrët e Kurtit, gazetari që adhuron kryeministrin shanë Borellin

    Insajderi
    21 November 2022 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Gëzim Mekuli, ka reaguar pas dështimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi, duke e mbrojtur Kryeministrin Kurti dhe duke e sharë Josep Borrell.

    Mekuli ka shkruar se Borreli nuk është i ashpër me Kurtin por me shqiptarët, duke shtuar se sot shqiptarët u mirëpërfaqësuan dhe nuk lejuan të përsëritet Kongresi i Berlinit.

    Derisa ka përfunduar me sharje ndaj Josop Borell.

    Borelli sot është ai lordi i vitit 1912, pra, FUCK YOU BORELL!”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë i Gëzim Mekulit:

    “Këshillë për gazetarët shqiptar, të Tiranës e të Prishtinës, që përmes mediave të tyre po e mbrojnë gjeoplitikën fashiste të Serbisë:

    A. Borreli nuk është i ashpër me Kurtin, por me shqiptarët.

    B. Shqiptarët si politikë, e si popull politik, sot u mirëpërfaqësuan dhe nuk lejuan të përsëritet Kongresi i Berlinit.

    C. Borelli sot është ai lordi i vitit 1912, pra, FUCK YOU BORELL!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark