Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, ka përkrahur kandidatin për deputet nga radhët e AAK-së, Ruzhi Matoshin.
Lajçi, në një shkrim në Facebook, ka shkruar se nuk e njeh personalisht Matoshin, mirëpo, me fjalët e tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ai e ka inspiruar t’i shkruaj disa fjalë për të.
“Ishin këto fjalë t’Ruzhdi Matoshit, n’vitin 2008, thanë n’Parlamentin e Maqedonisë se Veriut (që iu betohem se nuk e njoh) që sot i hasa në YouTube, e që m’inspiruen me i shkrua këto dy fjalë n’profilin tim, (tue dijtë se Albini po bahet Kryeministër e Ramushi President), rregull i pa shkruem, por e thanune, si përkrahje ndaj kontributit të tij patriotik n’luftë dhe n’Parlamentin maqedon!”, ka shkruar ai.
Lajçi po ashtu ka treguar se sot e ka kuptuar se Matoshi kandidaon për deputet.
“Sot mora vesh se ai garueka për deputet me numrin 34 ne AAK!E jueja asht ta votoni ate t’cilit i besoni (jo ate që iu them unë) e mos fyejni se mendimet e mia s’bahen tuejat. Ato janë ngulë n’pishë e nuk zhbihen ma. I dini ju mendimet e mia!”, ka përfunduar aktori.