×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuza e rëndë e Hisen Berishës: Kurti ka paguar miliona për të gjetur vrasës me para

    Insajderi
    20 September 2023 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, akuzoi Qeverinë Kurti se ka marrë miliona euro për të gjetur vrasës dhe ka tentuar të gjejë dëshmitarë në Hagë.

    Ndër të tjerash, Berisha tha se Qeveria aktuale ka marrë hua nga Banka Botërore, për të dhënë ndihma sociale.


    “Kjo Qeveri ka vjedhur në blerjet e rezervave shtetërore, ka vjedhur bukën e vajin nga goja e popullit. Ka marrë para miliona për të gjetur vrasës me para për gjetjen e dëshmitarëve për Hagë. Përmendeni një marrëveshje të mirë që Qeveria Kurti e ka bërë për këtë popull, përpos që kanë marrë hua nga Banka Botërore, e kanë rritur borxhin për të dhënë ndihma sociale, e për t’i mashtruar të varfërit e mirë. Pra, po manipulohet”, deklaroi Berisha në Teve1

    Madje, Berisha deklaroi se ka dyshim të plotë dhe të bazuar, që Qeveria Kurti ka agjenda për ta shkatërruar e falimentuar vendin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark