×
  • Lajme
  • Insajderi

    Akuza për keqpërdorim të detyrës, Gjykata merr vendim për Pal Lekajn

    Insajderi
    21 January 2022 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti aktual i AAK-së, Pal Lekaj, është liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës dhe për mashtrim lidhur me subvencione gjatë kohës kur ishte kryetar i Komunës së Gjakovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Gjakovë.

    “Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit G.R., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”  nga neni 422 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Të pandehurit  P.L. dhe I.I. të cilët sipas aktakuzës, akuzohen se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”  nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së. Ndërsa i pandehuri V.H., i cili sipas aktakuzës akuzohet për veprën penale; “Mashtrimi lidhur me subvencionet” në vazhdimësi nga neni 262 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, rast në cilin ishin të prfshirë edhe persona të tjerë./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark