×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Akuza për plagjiaturë e Besnik Bislimit, Musliu-Shoshi deklarohet për Insajderin

    Insajderi
    15 February 2024 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi e ka akuzar deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshin për plagjiatur. Këtë sulm të Bislimin, deputetja e cilësuar si “sulm personal”.

    Në prononcim për Insajderi, Ariana Musliu-Shoshi tha se akuza e tij është thjeshtë një shpifje, që vije si pasojë e kërkesës për llogaridhënie.

     “Kjo shpifje ishte që të mbulohet kërkimi i llogaridhënies nga qeveria”, tha ajo shkurt.

    Si erdhi deri tek ky sulm?

    Deputetja, Ariana Musliu-Shoshi akuzoi zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për “sulm personal” me akuza të ulëta në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

    Rasti ka ndodhur derisa Bislimi po raportonte në komisionin e nisur nga ora 9:00.

    Ajo tha se pas disa pyetjeve të parashtruara ndaj tij, ai ka lëshuar mbledhjen.

    Deputetja e PDK-së ka thënë se Bislimi lëshoi akuza të nivelit profesor – student.

    “Mora një sulm personal, i cili nuk është aspak për t’u vlerësuar. Por nëse zëvendëskryeministri e vlerëson, atëherë ato sulme personale mund edhe t’i bëj publike, pasi vlerësoj se jam faqebardhë në çdo aspekt. Ishin akuza të nivelit profesor-student, gjoja se jam kapur në plagjiaturë në kohën sa kam qenë studente në AUK, por kjo nuk qëndron pasi kam qenë studente me A-ja dhe kam qenë bursiste. Këto të dhëna janë lehtë të qasshme dhe më vjen keq për nivelin akademik dhe atë që përfaqëson Bislimi, kemi ardhur në pikën ku në vend se të raportojë për atë çka po ndodh dhe rrugën që po ndjek në dialog, shteti jonë në kohën kur nuk e kemi asnjë aleat të vetëm, lëshohet në një nivel kaq të ulët me mua dhe deputetët e tjerë”, ka deklaruar ajo.

    Musliu-Shoshi ka thënë se pushteti ka dashur të ngre drama kur ka vendosur ta mbyllë mbledhjen për mediat, pasi siç thotë ajo, nuk i është dhënë asgjë konfidenciale.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark