×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Akuza të rënda ndaj Komunës së Gjilanit – kandidati pretendon se u shpërndanë testi për arsimtar

    Insajderi
    12 December 2022 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Akuza të rënda janë drejtuar ndaj Komunës së Gjilanit, përkatësisht Drejtorisë për Arsimi nga një kandidat që po konkurronte për pozitën e arsimtarit. I njëjti pretendon se testi me shkrim është shpërndarë, pas dorëheqjes në momentin e fundit të njërit prej anëtarëve të Komision përzgjedhës. Gazeta Insajderi ju sjell detajet e rastit.

    Komuna e Gjilanit – Drejtoria e Arsimit, në muajin tetor, më konkretisht me 11 tetor ka shpallur konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës. Kërkoheshin gjithsej 6 arsimtarë.

    “Konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës” – ishte thirrja që kishte publikuar Komuna e Gjilanit, ku kërkoheshin 2 arsimtarë për lëndë Ekonomike për (kohë të caktuar), 2 arsimtarë për lëndën e Kimisë (njëri me kohë të caktuar, tjetri vend i lirë), një për lëndën e Fizikës (në kohë të caktuar), dhe po ashtu një arsimtar për shkollën e fillore lënda Gjuhë Shqipe.

    Njëri nga kandidatë ka deklaruar se ka vërejtur disa shkelje gjatë procedurës së përzgjedhjes.

    Komisioni përzgjedhës kishte caktuar anëtarin e komisionit Fadil Latifi nga Gjilani për ta përgatitur testin e provimit me shkrim, me të përpiluar testin, ai ia ka dorëzuar anëtarit tjetër të komisionit.

    Sipas ankesës që Gazeta Insajderi e ka siguruar potencohet se “një ditë pa u mbajtur testi me shkrim anëtari përgjegjës që e kishte në duar testin, ka dhënë dorëheqje”.

    Andaj dyshohet se ky test sipas tij është keqpërdor nga anëtarët e komisionit.

    Mes tjerash, ankuesi shton se “gjithashtu në ditën e mbajtjes së testit me shkrim me datë 08.12.2022 ditë pune drejtoresha e drejtorisë komunale për Arsim nuk gjendej në Kosovë, andaj shtrohet pyetja se si është zëvendësuar anëtari i komisionit, si është marrë vendimi për të dhe kush e ka marrë të vendim”.

    Si rrjedhojë është kërkuar që ky konkurs të anulohet.

    Për krejt këto akuza përgjigje nga dhënë drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjilanit, Albana Demiri.

    Demiri ka konfirmuar se komisioni kishte pësuar ndryshim në momentin e fundit, pasi anëtari i saj, i përmendur edhe nga ankuesi, Fadil Gashi është tërhequr për shkaqe shëndetësore.

    Ajo ka vlerësuar se çdo gjë lidhur me këtë konkurs ka shkuar me rregull.

    “Ne kemi formuar komisionin në bazë të detyrave dhe përgjegjësive tona, dhe në momentin kur komisioni formohet, kompetenca dhe përgjegjësia kalon tek komisioni për rekrutim. Është e vërtetë që kryesisht formulimi i pyetjeve si në çdo komunë ka të bëjë me kurrikulën arsimore, pasiqë secili person që dëshiron të bëhet mësimdhënës duhet ta njoh metodologjinë e mësimdhënies dhe kurrikulën arsimore”, deklaroi ajo.

    Drejtoresha Arsimit në komunën e Gjilanit, Albana Demiri,

    “Pyetjet janë nga kurrikula dhe metodologjia për arsyeje se po të vendosën pyetje profesionale në këtë rast nga lënda e  kimisë, do të duhej të formohen më tepër se dhjetë komisione të rekrutimit gjë që është e pamundur që të gjejmë ekspert të secilit profil për të formuar komision”.

    “Poashtu ne nuk jemi autoritet që mund të vëmë në pikëpyetje një kualifikim të kandidatëve, sepse ata kanë diplomë universitare, pra një organ më i lartë se ne i ka dhënë diplomën atyre. Pyetjet formulohen nga komisioni, e ndoshta ndonjëri prej anëtarëve të komisionit kontribon më tepër në këtë drejtim, pra ata vendosin”, ka sqaruar Demiri për Insajderin.

    “Sa i përket Fadil Latifit, për shkaqe të rënda shëndetësore është tërhekur për të vazhduar tutje me
    procedurat e rekrutimit me deklaratë dhe vërtetim shëndetësor dhe pastaj është zëvendësuar me një anëtar tjetër të komisionit. Ne konsiderojmë që çdo gjë ka shkuar në rregull me procedurat e konkursit deri tek mbajtja e testit me shkrim“, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark