×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Akuzat e Jasharit në Skenderaj e Sumës në Han të Elezit për vjedhje të votave iu kundërpërgjigjet Vlora Çitaku

    Insajderi
    03 November 2021 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rezultati i zgjedhjeve lokalë në dy komuna atë të Skenderajt e Hanit të Elezit doli të jetë pak problematik. Dy kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura në Skenderaj e Mehmet Ballazhi në Han të Elezit u akuzuan nga kundërkandidatët e tyrë për manipulim të votave e presion ndaj qytetarëve.

    Në rastin e parë, për Skenderajn përkundër ankesave të kandidatit të pavarur, Bekim Jashari si PZAP dhe Gjykata Supreme i rrëzuan ankesën.

    Në anën tjetër Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa fillimisht aprovoi ankesën e Sumës në Han të Elezit, por e njëjta më pas u rrëzua nga Supremja.

    Në njërin prej deklarimeve të tij, Suma pasi pranoi vendimin nga Supremja hedh akuza të rënda karshi PDK-së duke thënë se “Është një strukturë e gjyqtarëve që janë të përzgjedhur kur PDK-ja ka udhëhequr megjithatë edhe në PZAP ka gjyqtarë dhe nuk besoj se ata janë të pashkolluar”.

    E këtë deklaratë të Sumës, Çitaku e cilësuar qesharake.

    Nënkryetarja e PDK-së tha se përgjigjen e shqetësimeve si të Jasharit e Sumës u kanë dhënë organet kompetente.

    “As në Skenderaj, as në Han të Elezit ne nuk kemi garuar nga pozita e pushtetit por duke mos qenë në pushtet. PDK nuk është në pushtet as në nivel qendror as nuk ka qenë në pushtet as në nivel lokal në asnjërën nga këto komuna. Përgjigjën e këtyre shqetësimeve edhe zotëri Jashari edhe zotëri Suma u kanë dhënë organet kompetente, edhe PZAP, edhe Gjykata Supreme”, tha Çitaku për Insajderin.

    “Bile-bile thënë të drejtën ajo ankesa që ishte bërë nga zotëri Suma, në rastin më të mirë, për të mos e lënduar askënd ishte shumë qesharake”, ka deklaruar ajo.

    Intervista e plotë:

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark