Akuzat për uzurpim të pronës nga familjarët e kryetarit? Retkoceri: A është Prishtina një pasuri private e Përparim Ramës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzat për uzurpim të pronës nga familjarët e kryetarit? Retkoceri: A është Prishtina një pasuri private e Përparim Ramës

    Insajderi
    09 April 2025 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi dje kishte raportuar lidhur me akuzat e gastronomes, Nesrin Rexha-Kusev e cila operon në zonën e njohur si “Kafet e Rakisë” në kryeqytet. Sipas saj, djali i hallës së kryetarit të Prishtinës, Perparim Ramës, Driton Rrahmani, tash e sa muaj është duke ushtruar kundërligjshëm veprimtarinë e tij.

    Lidhur me raportimin e Insajderit, ka reaguar asamblisti i PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri.

    Ai ka kërkuar sqarim nga kryetari Perparim Rama, dhe drejtori Bekim Brestovci.

    “Perparim Rama dhe drejtori që mban dy drejtori të ndërlidhura me këtë rast, Bekim Brestovci, duhet të japin llogari: kush ka marrë vendimin, me çfarë procedure është ndarë kjo pronë publike dhe mbi të gjitha – a është Prishtina pasuri private e Përparim Ramës?”, ka deklaruar ai.

    Retkoceri tutje ka shkruar se “Prishtina nuk meriton të jetë vend i eksperimenteve ku keqpërdorimet normalizohen”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark