×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    AL Petrol vlerësohet me çmimin “Superbrands Kosovo 2017” për herë të tretë

    Insajderi
    23 February 2018 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania e derivateve, AL Petrol, edhe këtë vit, për herë të tretë radhazi, vlerësohet të marr çmimin  “Superbrands Kosovo 2017”.

    Sipas zyrtareve të AL Petrol, përzgjedhja e kompanisë edhe këtë vit ka domethënie të madhe ngase është motivim shtesë për vlerësimin që ju është bërë.

    “Ky është viti i tretë që AL Petrol u vlerësua me çmimin e Superbrands në fushën e saj, sepse jemi kompani që ofrojmë cilësi të derivateve me standarde botërore për 30 vite me radhë dhe kjo tanimë është dëshmuar ne treg”, u shpreh Presidenti i AL Petrol,  z. Latif Kryeziu.

    Artan Ibrahimi, menaxher i “Superbrands për Kosovë dhe Shqipëri, falënderoi brendet fituese dhe njëherë u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin e ofruar nga kompanitë.

    Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, i cili ishte edhe anëtar i këshillit për këtë edicion, Safet Gerxhaliu, tha se këto mirënjohje janë motivim për përmirësimin e imazhit të Kosovës nëpër botë.

    Kompanitë që u vlerësuan me çmimet “Superbrands Kosovo 2017”, gjithsej ishin 29, secila në fushën e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark