×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Alarm për bomba – Çfarë po ndodhë në Francë, evakuohen gjashtë aeroporte

    Insajderi
    18 October 2023 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autoritetet franceze janë venë në gatishmëri pas kërcënimeve për bomba në 6 aeroporte ndërkombëtare. Sipas informacioneve të para, aeroportet e Lille, Nice, Lion dhe Toulouse janë evakuuar, ndërsa uebsajti airlive.net tha se janë evakuuar gjithashtu edhe aeroportet e Nantes dhe Beauvais.

    Pasagjerët brenda aeroporteve u urdhëruan të evakuoheshin ndërsa personat brenda në avion u udhëzuan të qëndronin në vendet e tyre.

    Franca është në gjendjen më të lartë të gatishmërisë pas vrasjes më 13 tetor të një mësuesi në një sulm të dyshuar islamik.

    Të martën, Pallati i Versajës, një nga vendet kryesore turistike të Francës, u mbyll për disa orë, për shkak të kërcënimeve për bombë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark