×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Alarm për Policinë: Shani Tmerri e kërcënon me vrasje Aleks Visha, publikon edhe pamje me armë

    Insajderi
    30 July 2023 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shani Tafolli, i njohur me nofkën në TikTok ‘Shani Tmerri’ nga Ferizaj, ka kërcënuar me vrasje shtetasin e Shqipërisë, Aleks Visha gjithashtu i njohur në TikTok.

    Tash e disa ditë, ‘Shani Tmerri’ po terrorizon ndjekësit duke thënë se do ta rrah dhe do ta vras shtetasin e Shqipërisë.

    Ai nëpër video të drejtpërdrejta në TikTok, ka kërcënuar Aleks Vishën me armë zjarri, por dhe e ka ofenduar e sharë.

    Madje ai e ka ftuar këtë të fundit që të vijë në Ferizaj për të qeruar hesapet. Visha ka qëndruar dje në Ferizaj por për fat të mirë nuk ka pasur ndonjë konflikt.

    Tafolli njihet për vepra tjera penale. Ai ishte i dënuar për sulm ndaj personit zyrtar, thotë se është në arrati dhe nuk guxon të dalë në qytet të Ferizajt.

    Më poshtë keni video të publikuara në TikTok, por që nuk preferohen nën moshën 18 vjeçare dhe kanë fjalor ofendues e kërcënues.

    @ff_tropojan2022 #shanitmerri #aleksvisha #mediiseni #kozakbraci1 #albania #fabiodushku #sherr #viralvideo #ferizaj #kosova #viraltqr ♬ original sound – ff_tropojan

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark