×
  • Lajme
  • Insajderi

    Alarmante: Mbi 2 mijë raste të dhunës në familje brenda vitit 2022

    Insajderi
    01 January 2023 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çdo ditë në Kosovë raportohen raste të dhunës në familje. Në shumicën e rasteve gratë janë viktimat, shkruan Insajderi.

    Gjatë vitit 2022 janë raportuar numër më i madh i rasteve të dhunës në familje në krahasim me tre vitet e kaluara.

    Kështu sipas statistikave të policisë, në vitin 2019 ishin raportuar 1 mijë e 965 raste, ndërsa në vitin 2020 u raportuan 2 mijë e 198 raste ku prej tyre ishin 1636 gra që u bënë viktima të dhunës në familje. Në vitin 2021 ishin raportuar 2 mijë e 198.

    Në këtë vrehet një rritje e rasteve të dhunës në familje që janë raportuar. Sipas policisë që nga periudha janar-nëntor të vitit 2022 janë raportuar 2471 raste të dhunës në familje.

    “Janë raportuar 2 mijë 471 raste të dhunës në familje”, thuhet në përgjigjen e policies për Insajderin.

    Dhuna në familje, ndahet në disa forma të mundëshme:

    Abuzimi fizik ku përfshin përdorimin e forcës fizike në mënyrë të atillë që lëndon dikë ose e vë atë person në rrezik lëndimi.

    Abuzimi dhe shfrytëzimi seksual që nënkupton detyrimin e dikujt përpjesmarrje në veprimtari seksuale pa pëlqimin e tjetrit.

    Abuzimi emocional ku përfshihet nënvlerësimi, poshtërimi sistematik i vlerave njerëzore.

    Abuzimi psikologjik ku dikush e kërcënon dike duke i vënë kufizime të caktuara rreth veprimeve që ai/ajo dëshiron të ndërmarrë.  

    Abuzimi ekonomik ose financiar ku hyn shfrytëzimi i një personi për përfitim financiar.

    Në tërë Kosovën ekzistojnë vetëm tetë strehimore të grave të drejtuara nga organizata joqeveritare.

    Statistikat lidhur me dhunën ndaj gravë janë shqetësuese në tërë botën.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë çdo 1 në 3 gra ka përjetuar dhunë fizike apo psikike.

    Ndërsa në çdo 4 minuta një grua rrahet nga burri i saj. Gjithashtu botërisht 38 për qind e vrasjeve të grave janë të kryera nga partnerët e tyre.

    Me gjithë këto raste të tmerrshme që u raportuan Qeveria kishte marrur vendim që të dënuarit për sulm seksual dhe dhunë në familje, do të përballen me masa të rënda sipas ndryshimeve të Kodit Penal. Atyre parashihet t`u ndalohet kandidimi në pozita publike në periudhën nga 3-10 vjet në të gjitha nivelet.

    Dhuna në familje njihet në kornizën ligjore ndërkombëtare si shkelje e tri të drejtave primare të njeriut.

    Kurse në Kosovë institucionet e kanë obligim që të parandalojnë dhunën në familjë dhe të mbrojnë viktimat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark