×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Alarmon Dugolli: Është dobësuar pozicioni ynë, është shpërbërë bërthama lobuese

    Insajderi
    28 January 2023 - 14:51

    Thelbi i shqetësimeve se zbehja e mbështetjes amerikane ndaj Kosovës është reale, tashmë është evidentuar nga raportimi vjetor i ambasadorit kosovar në Uashington, Ilir Dugolli, shkruan Insajderi.

    Pozicioni i Kosovës në ShBA është dobësuar, shprehet eksplicit Dugolli në raportimin dërguar kryediplomates Donika Gërvalla, teksa shpjegon se kjo është sidomos krahas shpërbërjes së bërthamës më të mirë lobuese në Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

    Raporti i Dugollit thekson se mosangazhimi i Uashingtonit në përkrahje të Kosovës me jashtë është një diçka që Kosova nuk guxon t’ia lejojë vetes.

    “Qoftë edhe pa mungesat e tjera që në rastin e Ambasadës tonë janë të pranishme, mosangazhimi i përkrahjes së jashtme në Uashington është luks të cilin pakkush mund t’ia ofrojë vetes”, shkruan Dugolli.

    “Me zbehjen e pozicionit tonë poliitkk gjatë tërë viteve të fundit, krahas shpërbërjes së bërthamës më të mirë lobuese që kemi pasur në Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, fushatave agresive nga Serbia, angazhimi i përkrahjes së jashtme është mëse i nevojshëm. Përkrahja nga jashtë nuk garanton sukses, por mungesa e saj definitivisht pamundëson ndonjë rezultat aq përmbajtësor”, ka shkruar Dugolli në raportim.

    Se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë lënduar deri në përmasa shqetësuese, tregohet në raportin vjetor të ambasadorit kosovar në Uashington, Ilir Dugolii, dërguar shefes së diplomacisë, Donika Gërvalla, shkruan Insajderi.

    Përkundër përpjekjeve kolosale nga Qeveria e Albin Kurtit për të përgënjeshtruar se ka rënie në raportet kosovaro-amerikane, raporti i Dugollit jep një tablo tejet pesimiste se si duken ato raporte parë larg përshtypjeve të Prishtinës.

    Pjesa ku i referohet sigurimit të takimeve në kuadër të nismës për partneritet strategjik, është më goditësja.

    Nga autoritetet amerikane kemi arritur të kemi një gjysëm-zotim për të mbajtur takim gjatë vitit të ardhshëm, përkundër ngurrimit të dukshëm”, shkruan Dugoll në raportin dërguar Gërvallës.

    Dugolli lë të kuptohet se zhvillimet e fundit në vend, dhe vështrimit amerikan ndaj tyre, janë të lidhura kauzalisht në përkeqësimin e marrëdhënieve.

    Pas zhvillimeve të muajve të fundit, sa herë që e kemi riaktualizuar këtë kërkesë (për takime), pala amerikane ka mbajtur qëndrim më negativ se zakonisht”, shkruan Dugolli, në raportin të cilin e ka siguruar Nacionale, shkruan Insajderi.

    Dugolli vëren se “përkundër disponimit aktual” në kontekstin e këtyre “qëndrimeve më negative se zakonisht”, përpjekjet e palës kosovare në këtë pikë duhet aktualizuar në çdo rast.

    Qysh në fillim të raportit, Dugolli vëren dhe tërheq vëmendjen se trajtimi amerikan atje “është larg më brutal” se ç’perceptohet në Prishtinë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark