×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Alarmon eksperti i arsimit: Nxënësit po qesin haraç

    Insajderi
    15 March 2023 - 23:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti i arsimit Jonuz Salihaj ka folur rreth dhunës në shkolla duke alarmuar se ka nxënës që merren me haraç.

    Ai tha se janë fëmijët e mirë kërcënohen edhe me thika nëse nuk ia sjellin nga pesë euro.

    Fëmijët më të mirë, më të dëgjueshëm, shantazhohen duke u thënë: Ti çdo ditë ke me m’i sjell mua nga 5 euro, nëse nuk m’i sjell të pret thika“, tha Salihaj në “Kallxo Përnime”.

    Sipas tij haraçi është jashtëzakonisht i përhapur në shkolla.

    Sipas hulumtimeve tona, shkollat te na ndikon për shëndetin e fëmijës 17-18%. Ambienti, familja kanë ndikim substancial. Ai fëmijë që është edukuar në suaza të dhunës, ai e shpërfaq dhunën te shokët e vet. Dukuria e haraçit është jashtëzakonisht e përhapur në shkolla“, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark