×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Alarmon OBSH: Përhapja e fruthit në Evropë është e madhe, IKShPK tregon se a ka raste në Kosovë

    Insajderi
    25 January 2024 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar lidhur me rritjen e rasteve te fruthit në Evropë.

    Pas këtij alarmi të OBSH-së, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nuk është konfirmuar asnjë rast me fruth në Kosovë.

    Sipas OBSh-së, gjatë vitit 2023 janë shënuar 42 mijë e 200 raste të fruthit në rajonin e Evropës, nga 941 sa ishin regjistruar më 2022.

    IKShPK-ja ka bërë thirrje se vaksinimi është mënyra më e mirë për parandalimin e përhapjes së fruthit.

    “Kosova ka shkallë të mirë të mbulueshmërisë me vaksinën MMR (Fruth-Rubellë-Parotit). IKShPK është duke punuar intensivisht në koordinim me ekipet e vaksinimit dhe institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor që të identifikohen fëmijët të cilët nuk kanë marrë vaksinën MMR sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit”, thuhet në njoftimin e këtij insituti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark