Gjilani ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Llapi, me rezultatin 4:2.
Pas ndeshjes ka folur zëvendësuesi i Ismet Munishit, trajneri Alban Hyseni, i cili zbuloi deri kur do të jetë në krye të Gjilanit.
“Fitore e rëndësishme, duke ditur që kishim kundërshtar Llapin që kërkon vendin e dytë. Nuk kemi ardhë për barazim, erdhëm për fitore. Puna ime është e definuar unë jam trajner deri me 22 maj, besoj që ta dhash përgjigjen“ – tha trajneri Alban Hyseni për ART Sport, përcjell Insajderi.
Pas humbjes që pësuan nga Dukagjini, duke i humbur thuajse tërësisht gjasat për titull të kampionit, me datë 25 prill, Sport Club “Gjilani” njoftoi se kishte mbyllur bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Ismet Munishi.
/Insajderi.org