×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Alban Hyseni me tejkalim të rrezikshëm në rrugën qarkore në Gjilan

    Insajderi
    08 December 2023 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është parë me veturën e tij të tipit “Audi A4” duke bërë një tejkalim të rrezikshëm në rrugën qarkore në Gjilan, shkruan Insajderi.

    Në videon e ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, Hyseni tejkalon veturat përpara tij me një shpejtësi të madhe.

    Gazeta Insajderi muaj më parë ka raportuar për veturën e njëjtë, me markë ‘Audi’ dhe model ‘A4’, e cila është duke u përdorur për nevoja të Alban Hysenit, është në pronësi të familjarëve të Labinot Grudës, të dënuarit për rastin e 2.1 milionëshit në Thesarin e Shtetit.

    Makina e konfiskuar, sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe asaj të Apelit, figuron në emër të bashkëshortes së Grudës.

    “Vetura, në bazë të Aktgjykimit me numër; PS.nr.43/21, të datës; 30.01.2023,  dhe Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit; APS. nr.19/2023, të datës; 29.06.2023, është  KONFISKUAR. Në bazë të kërkesës së kryetarit të  Komunës së Gjilanit, Vetura Audi A4, ngjyrë hiri, i është dorëzuar  në shfrytëzim Komunës së Gjilanit, me datë; 07.07.2023”, thuhet në përgjigjen e AAPSK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark