×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Alban Hyseni nuk e pyeti ministrin Krasniqi për shkurtimin e orarit për punëtorët që agjërojnë

    Insajderi
    29 March 2023 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Gjilanit respektivisht kryetari i saj, Alban Hyseni ka vendosur që punëtorët që agjërojnë të punojnë me orar të shkurtuar. Për këtë vendim Hyseni nuk e ka pyetur/njoftuar as Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), siç do duhej të bënte. Kështu ka konfirmuar vet ministri, Elbert Krasniqi, shkruan Insajderi.

    Krasniqi ka deklaruar se për vendimet e tilla kryetarët e komunave janë të obliguar të informojnë MAPL-në.

    Tutje ai deklaroi se momentin që e pranojnë këtë vendim, do e trajtojnë sikurse secilën lëndë tjetër.

    Secilin vendim që e merr Kuvendi i Komunës, dërgohet për verifikim të ligjshmërisë në Ministri të Administrimit të Pushtetit Lokal, momentin kur ata e dërgojnë vjen tek ministria jonë dhe trajton fillimi i ligjshmërisë. Vendimet e kryetarit sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale janë të obliguara ku kryetarët e komunave të na informojnë mbi këto vendime në secilin fillim të muajit nga data 1 deri me datën 10. Në momentin kur ne e pranojmë këtë vendim mundemi të fillojmë dhe ta shohim secilin vendim…Ligji për Vetëqeverisje Lokale ja mundëson komunës dhe kryetarit edhe mundësimin e diskutimit paraprak të vendimeve, ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë për shkak se është një vendim i zyrtarit. Por, momentin që ne e pranojmë e trajtojmë sikurse secilën lënde tjetër”, tha Krasniqi për Kp përcjell Insajderi.

    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka vendosur t’i “shpërblejë” punëtorët e administratës komunale të cilët agjërojnë Ramazanin.

    Ai ka njoftuar se këta zyrtarë do të punojnë nga ora 09:00 deri në ora 16:00.

    Pra, ata që agjërojnë kanë të drejtë ta fillojnë orarin e punës një orë më vonë se zakonisht.

    Sipas këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset Kryetari i Komunës si dhe Drejtorët e Drejtorive komunale.

    Për këtë do të kërkohet edhe një evidencë për zyrtarët publik.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark