"Albin Kurti do të jetë pjesë e listës së LVV-së për deputetë" - Insajderi
×
Insajderi

“Albin Kurti do të jetë pjesë e listës së LVV-së për deputetë”

Insajderi
22 December 2020 - 17:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nuk ekziston asnjë pengesë për kandidimin e Albin Kurtit për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ka thënë Artan Abrashi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një lidhje telefonike në emisionin Frontal, Abrashi ka deklaruar se nuk ka asnjë pengesë ligjore për kandidimin e Kurtit dhe Albulena Haxhiut në zgjedhje.

Ne e kemi analizuar situatën. Sipas analizave, del të jetë se z. Kurti dhe deputetet e LVV-së nuk kanë asnjë pengesë ligjore që të jenë pjesë e listës”, ka thënë Abrashi.

Sipas Abrashit, vepra për të cilën ngarkohet Kurti, i cili është i dënuar me kusht, “nuk prodhon pasoja juridike që kanë të bëjnë me pengimin e kandidaturës për deputet”.

Deputeti i LVV-së, parti e cila ka vendosur në dyshim objektivitetin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje vendimet e nxjerra gjatë viteve të fundit, ka thënë se aktgjykimi i fundit i GjK-së është mënyra e drejtë se si duhet të funksionojë ky institucion.

“I duhen ende shumë raste që të dëshmojë objektivitetin dhe transparencën e vet, sepse kjo mënyrë e funksionimit, pa ndikime, është e vetmja se si duhet të funksionojë një institucion i tillë”, ka deklaruar ai.

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë votën e deputetit Etem Arifi për votimin e Qeverisë Hoti, në një aktgjykim të nxjerrë të hënën. Aktgjykimi i LVV-së ka udhëzuar u.d. e presidentes, Vjosa Osmani, që të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në një afat prej 40 ditësh. /Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark