×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti i shkon Isa Mustafës në shtëpinë që dikur aktivistët e VV-së ia sulmonin me molotov

    Insajderi
    25 September 2018 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sa ishte kryeministër shtëpisë së tij dëshironin që t’ia vënin flakën, e pas dy vitesh, më saktësisht sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkuar për vizitë në shtëpinë e Isa Mustafës.

    Edhe pse ende nuk dihen zyrtarisht arsyet e takimit dy-orësh ndërmjet kryetarëve të partive më të mëdha opozitare, raportohet se një gjë e tillë ka të bëj për koordinimin e veprimeve si opozitë.

    Një takim i tillë ka ndodhur vetëm disa ditë para protestës së Vetëvendosjes e paralajmëruar të mbahet më 29 shtator, pra të shtunën.

    Një fotografi nga takimi e ka publikuar edhe ish-drejtori i Fondacionit Rockfeller, Haki Abazi.

    Isa Mustafa pret Albin Kurtin në takim në shtëpinë e tij

    Por në shtëpinë që sot Kurti e Mustafa pinë kafe, dikur aktivistët e Vetëvendosjes tentonin ta digjnin me molotov, shkruan Insajderi.

    Diçka e tillë kishte ndodhur gjatë protestave të muajit janar ku kundërshtohej Asociacioni dhe demarkacioni me Malin e Zi.

    Madje veç shtëpisë në Prishtinë, aktivistët e VV-së më parë kishin mësyrë edhe shtëpinë e Mustafës në Prapashticë.

    Atje kishin realizuar një aksion simbolik, ku kishte pasur edhe përleshje me Policinë e Kosovës.

    Nga sulmi i aktivistëve të VV-së në shtëpinë e Mustafës, ishin publikuar edhe video nga partia e tij.

    Lidhja Demokratike e Kosovës aso kohe kishte lëshuar një komunikatë ku kërkonte që autorët e veprimeve të tilla të dalin para drejtësisë.

    “Gjatë këtyre ditëve janë djegur makinat e familjarëve të ministrave dhe zëvendësministrave e të shefave të grupeve parlamentare të LDK-së e PDK-së, janë hedhur disa shishe molotovi mbi shtëpinë e kryeministrit Mustafa, janë dëmtuar dhjetëra zyra të LDK-së nëpër Kosovë dhe është djegur zyra e PDK-së në Deçan. Mos të harrojmë se së paku 6 çanta me 39 shishe koktej molotovi, Policia e Kosovës ka deklaruar se i ka gjetur edhe në tendat e ngritura në shesh si dhe më herët në selinë e një partie”, thuhej në komunikatën e LDK-së.

    Ndryshe protesta për të kundërshtuar lojën me territore, por kësaj radhe vetëm kundër Thaçit, VV-ja do të organizojë si e vetme

    Kjo pasi deri më tani as LDK-ja dhe as PSD-ja nuk i kanë dalur në përkrahje.

    Madje nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu dje kishte thënë se partia e tij do t’i organizojë vetë protestat. /Insajderi.com

    Për të parë momentin e sulmit ndaj shtëpisë së Isa Mustafës klikoni KËTU

    Pamje të reja të sulmit me molotov ndaj shtëpisë së Kryeministrit Mustafa (Video)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark