×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Agim Bahtiri tregon se si do të veprojë nëse fillon zbatimi i marrëveshjes së Asociacionit nga Kurti

    Insajderi
    28 February 2023 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Bruksel mbrëmë iu dha drita jeshile, zbatimit të marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe apo siç e quante dikur partia në pushtet “Zajedenicës”. Por, këtë nuk po e beson ende përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri. Madje, ai po paralajmëron veprime tjera.

    Bahtiri i tha Insajderit se kryeministrit i vendit, Albin Kurti ka qëndruar jashtëzakonisht mirë në takimin me palën serbe. Ai u shpreh se Kurti nuk do të lëshojë pe drejt lejimit të formimit të Asociacionit siç parasheh marrëveshja e vitit 2013 e ajo 2015-ës.

    Unë mendoj se në fillim ka qenë luftë mes dy palëve se ku do të vendoset kjo pjesa e Zajdenicës…para se të bëhet plani franko-gjerman të bëhet Asociacioni i Komunave z.Kurti ka qëndru jashtëzakonisht mirë atje dhe jemi në pozicion të tillë që ajo çështje të trajtohet në pikën e 10 të marrëveshjes dhe të shikojmë se si do të kalon pjesë”, tha Bahtiri për Insajderin.

    Unë mendoj që z.Kurti nuk do të bëjë një lëshim të tillë, me aq sa e njoh unë z.Kurti nuk do të lëshojë për arsye se të gjithë e dimë që është një temë e vështirë, është një temë e cila me të vërtetë e ka një përgjegjësi të veçantë”, deklaroi ai.

    Sipas tij, Kurti do të gjejë modalitete tjera mbi këtë marrëveshje të cilën e cilëson të vështirë për Kosovën.

    Duke folur për presionin ndërkombëtarë, Bahtiri i përmendi Kurtit edhe presionin e popullit që e votuan me 51% të votave.

    Unë mendoj që z.Kurti e ka ditë që ka me pas presion të ndërkombëtarëve por duhet ta dijë që e ka edhe presionin e popullatës që i kanë dhënë 51%, dhe ne të gjithë e kemi përkrahë, personalisht unë e kam përkrahë idenë e tij që të zhbëjë marrëveshjen e cila fatkeqësisht ka ndodhur në 2013-ën e 2015-ën. Dhe, unë mendoj që z.Kurti do të gjejë modalitete që nuk do të pranohet ajo Zajednicë e cila është nënshkru e është miratu në Kuvend të Kosovës”, ka deklaruar ai.

    Duke qëndruar i bindur se Kurti nuk do të lejojë formimin e Asociacionit, Bahtiri tha se vetëm pastaj mund ta pyesim se ku qëndron ai.

    Unë kam besim të plotë që z.Kurti nuk do të lëshojë pe, për atë e kam përkrahë atë dhe partinë e tij. Por përsëri po e them një gjë e tillë nuk do të ndodhë, por nëse ndodhë, mundeni me më pyet ku është Agim Bahtiri”, potencoi ai.

    Ditë më parë, ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbledhur përkrahësit e tij në një tubim në fshatin e tij të lindjes, Gushavc, nga ku i kanë dërguar porosi kryeministrit Albin Kurti që mos të pranojë kurrfarë Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

    Bahtiri, i cili ka qenë dhe kryetar i Vetëvendosjes në Mitrovicë, kërkoi nga kryeministri Kurti që të mos lëshojë “pe” për formimin e Asociacionit. Ai tha se çdo Asociacion i cili bëhet në Kosovë do të jetë tumor për vendin.

    Kurti: Isha i gatshëm ta nënshkruaja, por Vuçiq refuzoi

    Kryeministri Kurti, ka thënë pas takimit në Bruksel se ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshjen por shton se pala serbe ka refuzuar.

    Kurti tha se është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë e palëve.

    Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme. Kam shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar. Dëm që nuk është nënshkruar sot por pala serbe nuk e bëri këtë”.

    “Patëm takim pozitiv dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm. Unë qysh me herët pata thënë që është bazë e mirë për diskutime tjera. Tash do të ecim për planin e zbatimit. Do të ketë takime të radhës në mars. Jemi në rrugë të mbarë për normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai para gazetarëve.

    Kurti shtoi se propozimin do ta publikojnë së shpejti pasi thekson se është mirë që qytetarët ta lexojnë vet dhe të diskutohet publikisht.

    Sa i përket gatishmërisë së tij për të zbatuar marrëveshjet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti tha se për këtë ka folur më herët.

    Ai është neni 10, është fjalia e fundit e praktikisht nenit të fundit dhe për këtë gjë tash jam përgjigjur”.

    Në deklaratën e lëshuar pas takimit, Borrell tha se palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e propozimit të BE-së, i titulluar tashmë si “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

    “Nevojiten negociata të mëtejshme për të përcaktuar modalitetet specifike të zbatimit të dispozitave”, tha Borrell, duke paralajmëruar takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin mars.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark