×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Albina dhe Familja Kelmendi përfaqëson Shqipërinë në Eurovizionin

    Insajderi
    23 December 2022 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin 2023.

    Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të dërguar “logon” e Shqipërisë në skenën e madhe të këngës së Evropës.

    Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut, ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës me vlerësimin e jurisë profesioniste.

    “Ju dua shumë do t’ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme, ju falënderoj shumë”, tha Albina e emocionuar.

    Evrovizion 2023 do të mbahet në Liverpool, pasi Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi garën e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark