Albion Rrahmani ka shënuar edhe golin e tretë në dy ndeshje te Rapid Bukureshti në përballjen me Dinamo Bukureshtin në javën e tetë të Superligës së Rumanisë.
Sulmuesi ynë debutoi e skuadra rumune duke shënuar dy gola, ndërsa ka vazhduar me të njëjtin ritëm edhe në ndeshjen e tij të dytë.
Ishte minuta e 35-të e takimit kur Rrahmani realizoi nga penalltia, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij për 1-0.
Duket se ftesa te Përfaqësuesja e Kosovës e ka motivuar edhe më shumë Albionin, që shënoi sonte gol.