×
  • Sport
  • Sport

    Albion Rrahmani vazhdon formën fantastike në Rumani – shënon tjetër gol për Rapid Bukureshtin

    Insajderi
    01 September 2023 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albion Rrahmani ka shënuar edhe golin e tretë në dy ndeshje te Rapid Bukureshti në përballjen me Dinamo Bukureshtin në javën e tetë të Superligës së Rumanisë.

    Sulmuesi ynë debutoi e skuadra rumune duke shënuar dy gola, ndërsa ka vazhduar me të njëjtin ritëm edhe në ndeshjen e tij të dytë.

    Ishte minuta e 35-të e takimit kur Rrahmani realizoi nga penalltia, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij për 1-0.

    Duket se ftesa te Përfaqësuesja e Kosovës e ka motivuar edhe më shumë Albionin, që shënoi sonte gol.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark