Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj – Halimaj ka vizituar gratë e shoqatës të zejtarëve dhe afaristëve “Esnaf” në Prizren.
Balaj – Halimaj ka thënë se bizneset e udhëhequra nga gratë janë shtyllë e zhvillimit të shoqërisë tonë.
Postimi i plotë
E nderuar me mikpritjen e kryetares së Departamentit të Grave në Shoqatën ESNAF znj. Esen Kaymakçi, me të cilën biseduam për fuqizimin e bizneseve të grave, të cilat padyshim që janë shtyllë e zhvillimit të shoqërisë tonë!