Insajderi
Insajderi

“Albulena Haxhiu ende sillet si rebele e rrugëve”

Insajderi
06 September 2022 - 09:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Albulena Haxhiu ende sillet si rebele e rrugëve”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha i ka reaguar ministres Albulena Haxhiut, pasi paralajmëroi padi ndaj një qytetari.

Berisha ka thënë se ministrja po sillet si një rebele e rrugëve duke i përdorur policinë për të burgosur qytetarin që përdori satirën në një postim të tij, shkruan Insajderi.

Tutje, Berisha i ka rekomanduar Haxhiut, që të këshillohet me këshilltarët e saj para se t’i jap urdhër policisë.

Postimi i plotë:

Ministrja e Drejtesisë, Albulena Haxhiu ende sillet si një rebele e rrugëve, me dallimin e vetëm që tash nuk godet policinë, por i perdore ata per te burgosur qytetarin që brenda kornizes ligjore shfrytezon satirën.

Ministre, nese je juriste e paditur, ke ne dispozicion keshilltaret, keshillohu me ata se pari para se me i dhene urdher policise.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark