Albumi më i ri i këngëtares britanike Adele është duke kryesuar në listën javore të albumeve më të shitura muzikore në SHBA.
Albumi i titulluar “25”, u shit më shumë se 8.3 milion kopje vetëm në SHBA që nga muaji nëntori i vitit të kaluar kur u publikua. Dhe edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga publikimi, albumi vazhdon të jetë në vendin e parë të albumeve më të shitura.
Sipas renditjes së ‘Billoard 200’, interpretuesja e hitit “Hello” ka lënë mbrapa këngëtaren Rihanna me albumin e ri “Anti” dhe albumin e këngëtari Justin Bieber.
27 vjeçarja së fundi në BRIT Awards u bë fituese e 4 çmimeve duke përfshirë atë të albumit të vitit./Insajderi.com