×
  • Lajme
  • Lajme

    Aleksandar Vuçiq sot inaugurohet president

    Insajderi
    23 June 2017 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Beograd të premten do të bëhet inaugurimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ç’rast janë ftuar përfaqësues nga mbarë bota.

    Përfaqësuesit nga vendet e ndryshme kanë filluar të arrijnë në Beograd që të enjten, ku deri në orën 22:00 kanë arritur 24 delegacione.

    Ndërsa edhe sot Vuçiq është duke pritur delegacione të tjera dhe duke realizuar takime me ta, raporton Tanjug.

    Takimet dypalëshe me përfaqësuesit e shteteve dhe qeverive, të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë e sotme të inaugurimit të presidentit, ka filluar me zëvendës kryeministrin e Rusisë, Dimitry Rogozin.

    Vuçiq ka vazhduar takimet me kryeministrin e Sllovenisë, Borut Pahor, pastaj me kryeministrin e Kinës të cilin e falënderoi për “shoqërinë prej hekuri”.

    Vuçiq është kritikuar për organizimin e këtij inaugurimi, të cilin shumë e kanë cilësuar si të panevojshëm dhe shumë të kushtueshëm.

    Ceremonia  me rastin e marrjes së detyrës së Presidentit serb Aleksandar Vuçiq do të mbahet sot në orën 18:00 në Pallatin e Serbisë në Beograd. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark