×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Aleksandër Vulin ishte në Kosovë kur ndodhi sulmi në Banjskë”

    Insajderi
    26 December 2023 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se në ditën e sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës nga terroristët, në Kosovë ishte shefi i BIA-s, Aleksandër Vulin.

    “Vulin, ish-shefi i shërbimeve sekrete serbe ishte në Banjskë, ishte në veriun e Mitrovicës dhe askush nuk e tha, por diplomacia funksionon pak më ndryshe prej ne që mendojmë, por ai u detyrua të japë dorëheqje në Serbi”.

    “Ai ishte në Kosovë gjatë sulmit në Banjskë”, ka thënë deputeti i PDK-së.

    Haliti ka thënë se ndërkombëtarët janë në dijeni që Vulin ndodhej atje në atë periudhë kohore.

    “Ndërkombëtarët e dinë që Vulin ka qenë atje në atë periudhë…Vetë fakti që s’po bëhet raporti për atë që ka ndodhë në veriun e Kosovës flet që demokracia është duke vepruar me qëllim që disa çështje të heshten dhe raportet e bisedimet të shkojnë në përmbyllje të kësaj situate”, ka shtuar ai.

    Haliti është shprehur se duhet të ndiqet rruga diplomatike./Dukagjini

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark