×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ali Ahmeti viziton Nasim Haradinajn, ka disa fjalë për ish-krerët e UÇK’së

    Insajderi
    16 December 2023 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka vizituar sot në Gllogjan Nasim Haradinajn, i cili të enjten është liruar nga burgu nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Ahmeti tha liria sot e ka emrin Nasim teksa tha se pret lirimin edhe të burgosurve tjerë që po mbahen në Hagë.

    U riktheva në Gllogjan për tu çmallur me shokun dhe bashkëluftëtarin e liruar nga Haga, Nasim Haradinajn. Padrejtësia ndaj luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe betejës për jetë, liri dhe demokraci të popullit të Kosovës po zgjat tashmë dy dekada e gjysëm si asnjë rast tjetër.  Rruga jonë për liri ishte e vështirë dhe e gjatë, ndërsa konfirmimi i drejtësisë së përpjekjeve tona, pas të cilave u reshtua edhe NATO, Brukseli dhe Uashingtoni, akoma vazhdon“.

    Tutje, Ahmeti tha se ish-krerët e UÇK’së janë ‘ndërgjegja jonë kolektive si popull’.

    Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe luftëtarët tjerë të lirisë janë ndërgjegja jonë kolektive si popull dhe beteja e tyre për drejtësi është vazhdimësi e luftës tonë për liri.  Liria sot e ka emrin Nasim, e nesër Hashim e Kadri, Jakup e Rexhë, ndërsa përgjithmonë në historinë tonë, liria do ta ketë emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

    Vendimin për lirimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së e ka marrë kryetarja e Dhomave të Specializuara, Katarina Trendafilova me disa kushte.

    Sipas njoftimit të DhSK-së, kushtet do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj.

    Kushtet:

    -garancia se do të banojë tërë kohën në adresën e shtëpisë, shënuar në Parashtrimet e Haradinajt;

    -të informojë Administratoren dhe stacionin e policisë të identifikuar nga Administratorja për ndërrimin e vendbanimit të përhershëm, në varësi të miratimit nga Kryetarja;

    -të paraqitet çdo javë në stacionin e policisë të identifikuar nga Administratorja;

    -Administratores t’i dorëzohet pasaporta ose dokumentet e udhëtimit të z. Haradinaj;

    -të qëndrojë në Kosovë dhe të informojë Administratoren në rast se dëshiron të udhëtojë jashtë Kosovës dhe kërkesa për leje për udhëtim të miratohet nga Kryetarja;

    –  të mos kontaktojë, as të komunikojë me dëshmitarë ose viktima (të mundshme) para Dhomave të Specializuara dhe ZPS;

    – të mos japë deklarata publike drejtpërdrejt ose tërthorazi (vetë ose përmes të tjerëve) lidhur me Dhomat e Specializuara dhe ZPS në;

    – të kërkojë leje dhe miratim nga Administratorja për intervista ose çfarëdo kontakti tjetër me median, sikurse përcaktohet në Udhëzuesin e Punës për të Paraburgosurit (Komunikimet me Mediat);

    – të përmbushë vendimet ose urdhrat e Dhomave të Specializuara;

    -të mos bëjë komente negative, të dhunshme, frikësuese, kërcënuese ose shtrënguese ndaj ose rreth dëshmitarëve (të mundshëm) ose personave të tjerë që janë të rrezikuar për shkak të bashkëpunimit të tyre me Dhomat e Specializuara, dhe ndaj ose rreth zyrtarëve të Dhomave të Specializuara ose të ZPS së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark