Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ali Stublla ka marrë mbështetje nga një person i veçant, nga vajza e tij që për herë të parë do të votojë.
Stublla i cili garon me numrin 98, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video-mesazh, ku vajza e tij, Mirjeta kërkon nga babai i saj që në focus të ketë rininë.
“Sa më gëzon fakti që unë do të jem personi i parë që do të votosh, e më shumë më gëzon fakti që ti ke një mendje të shëndosh e je kaq e mençur”, ka shkruar Stublla.
Shkrimi i plotë i Stubllës:
Sa më gëzon fakti që une do të jem personi i parë që do të votosh, e më shumë më gëzon fakti që ti ke një mendje të shëndosh e je kaq e mençur.
Faleminderit për këtë emocion, faleminderit për mbështetjen vajza ime!
PDK 134