Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ali Stublla, ka mbajtur takimin me shoqatat e dalura nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lipjan së bashku me kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK-ës, Enver Hoxhajn.
Stublla iu ka thënë të gjithë të pranishmëve se në proceset politike do të jemi përherë bashkë, duke premtuar se ai do të jetë zëri i tyre në parlament.
“Kryeministri në ardhje z.Enver Hoxhaj viziton shoqatat e dalura nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lipjan.
“Fjalën hyrëse e mbajti kryetari i shoqatës së veteranëve të UÇK-së z.Ali Mejzinolli i cili i dëshiroi mirësearshje kreministrit në ardhje z.Hoxhajt. Njëherit z.Mejzinolli i shprehu përkrahjen që po i dhëjnë këto kategori Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.Z.Enver Hoxhaj në këtë takim i falenderoi shoqatën e Veteranëve,Invalidëve dhe Falimjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, në Lipjan, dhe pohoi që ashtu siç dëshmuat me kontributin tuaj të pashoq gjatë luftës në Kosovë, ashtu po dëshmoni edhe sot për përkrahjen për Rimëkëmbje dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Ali Stublla, kandidat në zgjedhjet e 14 shkutit, në fjalimin e tij i falenderoi të gjithë pjesmarrësit, duke i garantuar që në proceset politike nëpër të cilat do të kalojmë, do të jemi përherë bashkë dhe unë do të jem zëri i juaj në kuvendin e republikës së Kosovës.Fjalë në këtë takim mbajtën edhe kandidatët tjerë për deputet nga dega e Lipjanit.PDK 134 Enver HOXHAJ 1Ali STUBLLA 98